Veliaj me peshëngritësit Briken Çalja dhe Evangjeli Veli: Na bëni krenarë për sukseset tuaja, model për të rinjtë shqiptarë

0
51
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Evangjeli Veli dhe Briken Çalja do të përfaqësojnë Shqipërinë në Kampionatin Europian të Peshëngritjes në Moskë. Të dy sportistët, së bashku me Presidentin e Federatës, Elez Gjoza, u pritën nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, të cilëve u uroi suksese në garë dhe të na bëjnë krenarë.

Presidenti i Federatës së Peshëngritjes, Elez Gjoza, premtoi se dy sportistët do të vijnë me medalje nga Kampionati Europian. “Faleminderit për përkushtimin, për angazhimin ndaj Federatën Shqiptare të Peshëngritjes, jo vetëm tani, por edhe më herët”, u shpreh ai.

Kryebashkiaku përgëzoi sportistët, por dhe Federatën e Peshëngritësve, për rezultatet në kampionatin kombëtar që u mbajt në qytetin e Durrësit, pas një viti pa aktivitete për shkak të pandemisë, ku Briken Çalja u shpall jo vetëm kampion kombëtar, por vendosi edhe dy rekorde të reja kombëtare.

Zjarr Tv Ad