Veliaj pret kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqi: Veliaj, njeriu që ka krijuar modelin se si duhet të jetë një Kryetar Bashkie

0
39
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti në takim kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Kransniqi, me të cilin folën për bashkëpunimin mes dy vendeve, sidomos mes të rinjve, duke qenë se Tirana këtë vit është shpallur “Kryeqyteti Europian i Rinisë”.

“Jam i lumtur për ardhjen tuaj në Tiranë. Këtë vizitë e shoh si një mision të madh për të lidhur të rinjtë mes dy vendeve tona. Ne mund të bëjmë një program të shkëlqyer, që djemtë dhe vajzat tona, si në Prishtinë e Kosovë, si në Tiranë e Shqipëri, të lidhen mes tyre përmes projekteve të ndryshme. Angazhimi ynë është ta shfrytëzojmë këtë mundësi dhe mos t’ia lëmë rastësisë, duke filluar që në gjimnaz, në universitet, në forumet e partive, në organizatat jo qeveritare, në klubet artistike, dhe t’i lidhim këto fije. Nëse stofi ynë dhe këto fije lidhen fort, nuk ka asgjë që në ndan, kurse të tjerat janë formalitete që do t’i kryejmë me kohën”, u shpreh Veliaj.

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, e cilësoi kryebashkiakun Veliaj si njeriu që ka krijuar modelin se si duhet të jetë një kryetar Bashkie.

“Është më shumë se kënaqësi që u ritakova mikun tim të vjetër, me të cilin kam pasur njohje dhe bashkëpunime për shumë vite me radhë në pozicione të ndryshme, por këtë radhë jam këtu si kryetar i PDK. Sa herë që takohesh me Erionin padyshim që njeriu frymëzohet sepse është jo vetëm kryetari i Bashkisë së Tiranës, që u shërben çdo ditë qytetarëve të Tiranës, por është njeriu që ka krijuar modelin se si duhet të jetë një Kryetar Bashkie, ose një Kryetar Komune në Kosovë”, tha Krasniqi.

Zjarr Tv Ad