Veliaj prezanton kandidatin e PS në Rrogozhinë, thirrje demokratëve: Mendoni për bravën e shtëpisë tuaj, jo për bravën e kasolles së sherrit në PD

0
44
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Tiranës, Erion Veliaj, prezantoi kandidatin socialist për kryetar Bashkie në Rrogozhinë, Edison Memolla, i cili do të garojë në zgjedhjet e 6 Marsit. Veliaj tha se Rrogozhina duhet të ecë përpara me punë dhe jo me sherre, siç po ndodh në Partinë Demokratike.

“Në Rrogozhinë ka dy botë: ka një shtëpi të punës, por ka edhe një kasolle, ajo e sherrit, e ‘non gratës’, që zihen për brava në vitin 2022. Si në Mesjetë! Kush ia vë shulin kalasë, kush ia vë derën, hip kala-dibrançe. Zbrit se të vrava, hip se të vrava. Ndaj, Rrogozhina nuk ka kohë për të humbur. Ne do të shfrytëzojmë çdo minutë këto tre javë!” u shpreh Veliaj.

“Është e disata herë që takohemi pas zgjedhjeve. Po ata të tjerët i keni parë gjëkundi? Erdhën tani sepse ka zgjedhje prapë. U kthyen tani! Teksa ne e kemi garën kush del i pari, ata zihen kush del i dyti. Ata nuk e duan 6 marsin për të bërë punë, ata e duan 6 Marsin që në 7 mars të fillojë sherri prapë. Kush ka vulën, kush ka bravën, kush ka votat? Nuk i duan votat për punë, i duan për sherr, për sherrin e tyre. Ata nuk e diskutojnë fare kush del i pari. Partia Socialiste me Edison Memolla, dalin të parët!

Zjarr Tv Ad