Rruga ku ndodhen selitë e ambasadave në Tiranë, pranë ambasadës së Ukrainës, ambasadës Ruse dhe asaj Serbe, do të emërtohet “Free Ukrainë”.
Lajmin e ka bërë me dije vetë kryebashkiaku Erion Veliaj teksa shkruan “Tirana do të emërtojë një segment rruge në rreshtin e ambasadës “Ukraina e lirë”. Ambasadat e Ukrainës, Rusisë, Serbisë dhe Kosovës janë në atë rresht. Lufta e Serbisë në Kosovë dhe lufta ruse në Ukrainë kanë përcaktuar brezin tonë”.
Ky është një provokim që Veliaj i bën Ambasadës ruse, por edhe asaj serbe, duke treguar kështu edhe një herë mbështetjen për Ukrainën dhe popullin e saj që prej 10 ditësh ndodhet nën pushtimin rus.
Nga e hëna rruga në bllokun e ambasadave do të quhet “Free Ukraine”. Kështu që ambasada e Jashtme Ruse si edhe ajo Serbe (që mbështet agresorin rus në Ukrainë) duhet të ketë parasysh që në korrespondencën me ambasadën në Tiranë, të shënojë adresën e re, Rruga: “Ukraina e Lirë”. Kjo do të jetë e vështirë për ta, pasi është Rusia ajo që nisi këtë luftë të përgjakshme ndërsa tani duket të thotë emrin e rrugës “Ukraina e lirë”.
Kjo ide fillimisht është hedhur nga kanadezët, të cilët kanë dashur që rrugën pranë ambasadës ta quajnë “Volodymyr Zelensky”, në nder të presidentit të Ukrainës, por që nuk është zbatuar ende, ndërsa në disa rrugë janë vendosur tabela që shkruhet “Free Ukraine”.