Veliaj: Që 10 vjeç jam rrit jetim/ Familja jonë ka emrin familje, por nuk funksionon me nepotizëm, s’kam pas as babën as nënën në parti…

0
2028
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ditën e sotme, Erion Veliaj, ka zhvilluar një takim me banorët e Njësisë 11.

Gjatë fjalës së tij, Velia përmendi se duhet të qëndrojnë në familjen e PS-së, por kjo është një familje e cila nuk ka nepotizëm.

Gjithashtu, Veliaj përmendi dhe të shkuarën e tij, ku është shprehur se; është rritur jetim që 10 vjeç e ka shitur fiq, ambulant për të mbijetuar.

Tek kjo shtëpia jonë po the burri dhe gruaja njerëzit do thonë burri dhe gruaja i kujt ore?

Kurse tek LSI merret vesh për kë e ke. Tek ajo shtpëia tjetër, ajo është akoma me këq.

Tek ne mirë, keq, po the djali, vajza, dhëndrri, kunati, tek në themi i kujt. Tek ajo shtëpia tjetër po the dhëndërri nuk do të kujtohet dhëndërri po edhe i gjithë klub i Partizanit. Po the djali të kujtohet Zeni por edhe e gjithë historia e Gërdecit, po the kunati po të kujtohet aplikimi edhe për vilë të pesta.

Tek ajo partia kunati merret me punësime. Ai merret me punësimin e sanitareve deri tek lista e  deputetëve në parti. Po të shikosh të gjithë falen tek kunati jo tek Luli se ska gjë në dorë.

Kështu që të paktën rrimë të paktën në një familje, që një dajlë  10-vjeç është rrit jetim dhe ka shit fiq, me mbijetu, lartë e poshtë ambulant, dhe tani i jepet shanci që të bëhëet kryetar bashkie. Kjo  do të thotë që familja jonë ka emrin familje por nuk funksionon me nepotizëm. Unë skam pas as babën as nonë zyrtar partie që të mashtronte dhe të ma bënte gati vendin.”- ka thënë Veliaj.

 

 

 

Zjarr Tv Ad