Veliaj refuzoi të dëshmojë në SPAK, Ina Zhupa i “përvishet” kryetarit të Bashkisë: Nuk mund të çojë kasetat e tij të gatshme!

0
23
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputetja e Partisë Demokratike në qarkun e Vlorës, Ina Zhupa ka hedhur akuza ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj i cili ditën e sotme refuzoi të dëshmonte në SPAK në padinë për shpifje e ngritur nga Lulzim Basha.

Gjatë një postimi në rrjetet sociale, Zhupa tregon arsyen përse Veliaj mungoi në SPAK pasi sipas saj “Erioni i propagandës nuk mund të cojë kasetat e tij të gatshme”. Zhupa nënvizon se lidhjet e politikës me korrups*ionin mund të ndahen përfundimisht me anë të Vetingut në politikë.

Reagimi i plotë nga Ina Zhupa:
“Erioni i propagandës nuk mund të cojë kasetat e tij të gatshme ne SPAK. Atje ai duhet të shfaqet live dhe të dëshmojë për shpifjet që i rëndojnë ligjërisht.
Koha e akuzave të rreme, e gënjeshtrave dhe e baltës mbi kundërshtarin duhet të marrë fund.

Për ta konkretizuar këtë akt duhet miratuar sa me shpejt vetingu i politikaneve në mënyrë që cdo i zgjedhur në këtë vend të japë llogari për pasurinë e pajustifikuar.
Vetëm kështu lidhjet e politikës me korru*psionin mund të ndahen përfundimisht dhe shqiptarët te kenë klasën politike që meritojnë”, shkruan Zhupa.

Vetë Basha ka qenë i pranishëm në GJKKO, ndërsa Veliaj përfaqësohej përmes avokatëve të tij. Në këtë seancë kreu i PD-së Lulzim Basha refuzoi që të pajtohej me Veliajn, dhe kërkon që ai të hetohet për shpifje, në lidhje me deklaratat që ka bërë në fushatën e zgjedhjeve të 25 Prillit.

Zjarr Tv Ad