Veliaj ‘shpërndan’ frymën e partisë dhe lë në mëshirë të fatit rrugët e Tiranës/Banorët:Na kanë harruar prej vitesh…

0
30
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ndersa kryebashkiaku Erion Veliaj po punon 16 ore ne dite per te shperndare tek njerezit “frymen” e PS-se sa ne rrogozhine e sa ne Kavaje, banorët e rrugës “Kristaq Antoniu” në Shkozë ankohen për mungesë investimesh në infrastrukturën rrugore.Kjo është një ndër rrugët lidh Shkozën me zonën e Freskut.Rruga është tërësisht e amortizuar me gropa të shumta, çka vështirëson jo vetëm kalimin e automjeteve, por edhe të këmbësorëve.

“Me biçikletë me zor kaloj, jo me makina jo e jo.”“Në këtë gjendje ka qenë gjithmonë.”

“Shumë e vështirë, nuk kalojnë dot makinat, edhe ne nuk kalojmë dot.”

Banorët thonë se edhe pse janë ankuar, shqetësimet e tyre nuk kanë marrë zgjidhje.

“Nuk ka vënë dorë njeri.”

Në verë, shprehen se i mbulon pluhuri e në dimër balta, ndaj kërkojnë asfaltimin e rrugës sa më parë.

“U bëra 15 vjet dhe e njëjta gjë.”

Mungesa e trotuareve është një problem më vete.

“Fëmija nuk del dot aty, duhet ta mbajë prindi për dore se e shtyp makina.”

Në kushtet e harresës nga institucionet vendore, banorët shpesh janë detyruar që të rregullojnë disa nga problemet me paratë e tyre.

Zjarr Tv Ad