Veliaj shpreh hapur “dashurinë” për Braçen/ “Adashi im, është thesar për PS-në”

0
34
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka shprehur hapur vlerësimin e tij për Erion Braçen. Veliaj e ka konsideruar Braçen si një thesar për Partinë Socialiste, ndonëse herë pas here nuk kursen kritikat për qeverinë.

Gjatë një interviste, Veliaj është shprehur: “Adashi im. Është një thesar i PS-së. Artikulon më shumë kritika dhe zë më shumë vend sesa të gjithë koret e këtij cirku opozitar që po shohim. Me Erionin edhe për çështje të lagjes jemi duke folur, ajo rruga duhet bërë me një kalim, me dy kalime. E shoh si një kontribut. Në këtë fushë Erioni është kontribuues i madh.”

Burimi:CNA

Zjarr Tv Ad