Veliaj zbulon si u bind Bozo për t’u bërë pjesë e PS: Njerëzit më shohin si Perëndi, kam shumë energji, shumë plane…

0
62
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Erion Veliaj, është duke prezantuar disa nga kandidatët e PS-së që garojnë për deputetë, në zgjedhjet e 25 Prillit. E para që u mor “në pyetje” nga Veliaj ishte inxhinierja Luljeta Bozo, e cila zbuloi edhe si u bind për të qenë pjesë e listave.

Bozo, ka folur dhe për familjen e saj, për të cilën tha se ka shumë anëtarë dhe në këtë periudhë pandemie, janë dashur që të frenohen disi vizitat te njëri-tjetri.

Veliaj: Unë fillimisht fola me vajzën tëndë, i thashë për idenë që kishim së bashku me kryeministrin, unë pa mbaruar fjalën ajo më tha “nuk ka shans në botë që ta pranojë mami”, se nuk i vjen të merret me politikë

Bozo: E kam thënë disa herë dhe kur jemi takuar me zotin Edi Rama, e para ishte vlerësimi që m’u bë dhe nga mbështetja që më kanë dhënë njerëzit. Nuk di ça emri që t’i vë vetes, njerëzit nuk futeshin në shtëpi, nëse unë nuk shkoja që t’u sjikoja shtëpinë, më shihnin sikur isha Perëndia.

Unë jam shumë e kthjellët në mendje, kam  shumë energji, dhe ide që mund të zgjidhen në rast se angazhohem në politikë.  Unë jam një njeri që eci me plane, nuk bëj asgjë pa plan. Unë them që një mendje është më keq se hiç mëndje, dy mëndje janë një gjysmë mëndje dhe shumë mëndje bashkë pastaj na duhen për të ecur përpara.

 

Zjarr Tv Ad