Veliera/ Apeli konfirmon: Vangjush Dako nuk kreu vepër penale

0
32
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gjykata e Apelit të Durrësit  ka rrëzuar kërkesën e shoqërisë civile duke u shprehur  se nuk kishte vepër penale nga Vangjush Dako në lidhje me ndërtimin e Velierës.

Gjykata e Shkallës së Parë edhe më herët e kishte dhënë këtë vendim, por një grup i shoqërisë civile kishte ankimuar në Apel.

Gjykata e Durrësit në tetor pushoi çështjen në ngarkim të kryetarit të bashkisë Durrës, Vangjush Dako. Prej muajsh mbi Dakon kishte nisur një hetim nën akuzën e “Shpërdorimit të detyrës”, përsa i përket zbatimit të projektit “Veliera”.

Punimet për ‘Velierën’ ishin bllokuar prej shkurtit të vitit 2017. Por teksa ky proces pritet të kalojë në të gjitha hallkat e gjyqësorit, situata në qytetin e Durrësit është kaos, trafik dhe ndotje.

Për “Velierën” ka nisur procesi edhe në Gjykatën Administrative të Apelit në Tiranë.

Zjarr Tv Ad