Vëllai i Admir Muratajt flet nga burgu: Dikush e çoi aty!

0
42
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Aleksandër Murataj ka mohuar faktin se vëllai i tij, Admir Murataj ka qenë organizator i supergrabitjes së 10 milionë eurove.

Në një lidhje telefonike nga burgu 313, Murataj është shprehur i bindur se vëllai i tij është urdhëruar nga “dikush” tjetër, që ka pasur informacion se në Aeroportin “Nënë Tereza” do të transportohej një shumë e madhe parash.

Ceremonia e varrimit të Admir Murataj do të zhvillohet ditën e sotme në orën 12:00 në Tropojë, por Murataj nuk mund të jetë i pranishëm, pasi leja e tij është refuzuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve.

Nga burgu, Murataj nëpërmjet ekranit të ‘Report Tv’ u ka bërë thirrje autoriteteve që të marrin parasysh kërkesën, pasi dëshiron t’i japë lamtumirën e fundit vëllait të tij, të cilën e ka takuar për herë të fundit rreth 1 muaj para se të arrestohej.

“Kemi kryer procedurat për të marrë pjesë në varrim, por Drejtoria e Përgjithshme nuk na lejon. Kam vite që nuk e kam takuar vëllanë, kam 2 vite në burg. E kam parë vëllanë një muaj ose 2 muaj e gjysmë para se të arrestohej. Sekuestrimin e pasurisë e kanë bërë para se të më arrestonin mua. Di sa shoh nga lajmet për vëllanë tim. Që të quhesh organizatash dhe të vritesh me policinë ose me tjetrin, një që ka logjikë nuk e koncepton që një organizator të vritet me plumb dhe të lihet në rrugë. Në lajme kam parë që është vrarë, s’e di kush e ka vrarë. Korrupsioni dhe organizatorët janë prej aty ku flitet te Parlamenti deri të aeroporti. A ka mundësi që të shkosh të marrësh 10 milionë euro pa të çuar dikush tjetër? Nuk ka shanse. Dikush e ka çuar Admirin aty. Admiri nuk sheh filxhan, nuk ka pasur nga ta dijë që po transportoheshin para. Unë kam jetuar 23-vite në emigracion, akoma nuk kam gjetur të drejtën time. Kam bërë dy vite burg dhe nuk jam pyetur njëherë”, u shpreh Murataj.

Zjarr Tv Ad