Vëllai i Belind Këlliçit punon për Belinda Ballukun? Ja çfarë thotë Basha

0
57
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ditët e fundit ka qarkulluar një lajm se vëllai i deputetit të Partisë Demokratike, Belind Këlliçi është i punësuar si këshilltar i Ministres Belinda Balluku. Ditën e sotme, gjatë një konference për shtyp, kreu i PD-së është pyetur nëse ka pasur dijeni për këtë fakt para zgjedhjeve të 25 prillit. Basha u shpreh shkurt dhe prerazi që jo.

Pjesë nga intervista

Pyetje: Nga skandali i publikuar vëllai i Belind Këlliçit rezulton si këshilltar i Belinda Ballukut, a keni qenë në dijeni të këtij fakti?

Basha: Jo nuk kam qenë në dijeni të këtij fakti”, deklaroi Basha.

Emri i vellait te Belind Kellicit doli si keshilltar i Belinda Ballukut pas skandalit me rrjedhjen e te dhenave te mbi 600 mije qytetareve shqiptare qe ka ‘pushtuar’ mbare opinionin publik shqiptar se fundmi. Nga kjo rrjedhje te dhenash behen te ditura pagat e ketyre qytetareve si dhe pozicioni i punes, nderkohe diten e sotme nje tjeter skandal eshte bere i njohur. Behet fjale per publikimin e numrave te telefonit te mbi 900 mije qytetareve.

Zjarr Tv Ad