Vëllai i Dan Hutrës mes lotësh u kërkon falje familjarëve të viktimave: Ai njeri s’ka gjak!

0
72
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Vëllai i Dan Hutrës, autorit të masakrës me tre gra të vrarë dhe tre të tjera të plagosura mes lotëve u ka kërkuar falje familjarëve të viktimave.
Në një intervistë për News24, ai sqaron se me të vëllanë ka shumë vite që nuk flet as ai dhe asnjë nga familja e tij.

Ai thotë se “meriton dënimin më të rëndë”, madje shprehet se “duhet të digjet”.

“Kjo ishte një masakër, që masakra të tilla unë 45 vjeç kam përjetuar vetëm në vitet kur serbi ka bërë mbi kosovarët. E dyta ai kriminel ai është vëllai, por më nuk është vëllai im edhe kush më njeh, e di që ne e kemi mohuar si vëlla”, thote ai.

Ndër të tjera ai u shpreh se komunikimi i tij i fundit me Dan Hutrën ka qenë në vitin 2006, teksa kujton se i ka kërkuar ose të ndryshojë rrugë, ose ta harrojë familjen e tij.

Sipas tij arsyeja që ka ikur të jetojë jashtë Shqipërisë dhe ka marrë dhe vëllanë tjetër ka qenë frika se mos Dan Hutra i eliminonte edhe ata, sepse kurrë nuk i kishin shkuar në burg apo sepse nuk ishin interesuar.

Po ashtu, ai i bën apel drejtësisë që t’i japë atij dënimin më maksimal, ndërsa shton se “me këta gjykatës të korruptuar kam frikë se do dalë prapë nga burgu”.

Zjarr Tv Ad