“Vëllazëria jonë është e fortë”, Meta i bën premtimin Vjosa Osmanit: Nga dita e hënë, në mëngjes herët të datës 25 të jap fjalën se…

0
61
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Presidenti Ilir Meta në vizitën e fundit në Kosovë si kreu i shtetit shqiptar ka zhvilluar një takim me homologen e tij Vjosa Osmani. Në një konferencë të përbashkët Meta ka falenderuar Osmanin për bashkëpunimin mes tyre gjatë këtyre viteve, teksa me keqardhje u shpreh se ai mund të kishte bërë më shumë për Kosovën, mirëpo nuk është lejuar nga problemet e brendshme të vendit tonë. Meta i premtoi Osmanit që duke nisur nga dita e hënë do të bëjë shumë më shumë për Kosovën. Gjatë fjalës së tij presidenti kujtoi dhe 24 marsin e vitit 1999, ku mijëra shqiptarë të Kosovës teksa përpiqeshin të shpëtonin veten nga bombardimet e serbëveu strehuan në Shqipëri.

“E dashur Vjosa nuk pranoj asnjë falenderim për arsye se kam bërë detyrën kushtetuese por edhe morale siç e ka dhe çdo qytetar i Shqipërisë dhe e vetmja keqardhje që kam mund të kisha bërë edhe më shumë në përkrahje e Kosovës nëse do të kisha më pak probleme të brendshme në vendin tim. Por ju jap fjalën se nga dita e hënë, 25 që herët në mëngjes do të jap shumë herë më tepër edhe për Kosovën. Ajo që dua sot t’ju falenderoj është për bashkëpunimin që kemi patur dhe me të gjitha institucionet e Kosovës dhe do të vashdojmë të kemi edhe në të ardhme. Jam i bindur se edhe Presidenti i zgjedhur i Shqipërisë do të vashdojë këtë traditë.

Është e rëndësishme ta theksojmë vendimin e Gjykatës ndërkombëtare të Drejtësisë se 4 javët  para të situatës në Kukës pas fillimit të ndërhyrjes së NATO-s 24 mars 99 kujtoj ato pamje të pabesueshme për jave të tëra të nënane të fëmijëve që vinin të shpëtonin jetën e tyre, të afërmit e tyre ishin javë të tmerrshme . Shteti kishte vetëm 2 mijë dyshekë dhe në momentet më të vështira shkëlqeu fisnkikëria e kuksianëve dhe ata të pandihmuar nga shteti dhe ato kanë qenë javët të paharruara. Mu kujtua se e para vizitore ishte ministrja e jashtme e Letonisë dhe vajtëm vizituam një familje kuksiane dhe asaj i bëri përshtypje një vajzë e vogël dhe e pyeti si të quajnë dhe pse po qan, është vetëm ka humbur familjen. Saranda, u përgjigj vajza e vogël. Pra kemi shumë emra, Vlora, Berati, Shkumbin, kjo tregon se sa e fortë vështë vëllazëria jonë”, tha Meta.

Zjarr Tv Ad