Vëmendje: Qepët e importuara nga ky vend, përgjegjëse për shpërthimin e salmonelës në 37 shtete

0
29
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në SHBA po u kërkojnë qytetarëve të kontrollojnë qepët e tyre pasi shpërthimi i salmonelës ka infektuar më shumë se 650 njerëz në të gjithë vendin. CDC amerikane përmes një publikimi në faqen e saj zyrtare ka njoftuar se qepët e freskëta, të plota të kuqe, të bardha dhe të verdha të importuara nga Chihuahua, Meksikë janë shkaktare për shpërthimin e sëmundjes së salmonelës në 37 shtete amerikane.

Sipas CDC qepët janë importuar për herë të fundit më 31 gusht, por mund të qëndrojnë deri në 3 muaj në ruajtje dhe mund të jenë ende në shtëpi dhe biznese. Rastet e lidhura me qepët e kontaminuara filluan të shfaqen më 1 shtator. Përhapja ishte e lidhur me 652 raste të raportuara në 37 shtete. Askush nuk ka ndërruar jet, por 129 persona janë shtruar në spital si rezultat i problemeve që kanë pasur.

CDC këshilloi bizneset që të kontrollojnë ftohësit e magazinimit për qepët e prekura. “Nëse nuk mund të dalloni origjinën e tyre, hidhi ato,” tha CDC në një njoftim për media. “Lajini dhe dezinfektoni çdo sipërfaqe që mund të ketë rënë në kontakt me këto qepë”. Ka disa simptoma që tregojnë se dikush mund të jetë infektuar me salmonelë si: diarre, ethe dhe dhimbje në stomak. Simptomat zakonisht fillojnë 6 orë deri në 6 ditë pas gëlltitjes së baktereve. Shumica e njerëzve shërohen pa trajtim pas 4 deri në 7 ditë.

Disa njerëz, veçanërisht fëmijët më të vegjël se 5 vjeç, të rriturit 65 vjeç e lart, dhe njerëzit me sistem imunitar të dobësuar, mund të përjetojnë simptoma më të rënda që kërkojnë trajtim mjekësor ose shtrimin në spital.

Zjarr Tv Ad