Vendet e punës zihen nga punëtorët mbi 55 vjeç

0
26
epa04383668 (FILE) A file photo dated 07 August 2014 showing a over-sized barbed wire, part of an installation, seen in front of the European Central Bank (ECB) in Frankfurt Main, Germany. The European Central Bank (ECB) announced surprise interest rates cuts on 04 September 2014 as it steps up its efforts to spur economic growth in the eurozone and to fight the threat of deflation. The Frankfurt-based ECB said it had trimmed its benchmark refinancing rate for the second time in three months, lowering to a historic low of 0.05 per cent. The bank also lowered its deposit rate, which is the rate charged for banks depositing funds at the ECB, deeper into negative territory, cutting it by 10 basis points to minus 0.2 per cent. The move sent the euro down to 1.3 dollars, while shares climbed on markets across Europe. EPA/BORIS ROESSLER
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Banka Qendrore Evropiane ka shprehur shqetësimin e saj për plakjen e fuqisë punëtore në Evropë. Sipas një raporti, në 5 vitet e fundit përqindja e punësimit nga moshat e mëdhaja është rritur në mënyrë joproporcionale. Tre nga katër vendet e reja të punës së krijuara në 3-vjeçarin 2015-2018 janë zënë nga punëtorët me moshë mbi 55-vjeçare, shkruan gazeta greke Ekathimerini.

Sipas Bankës Qendrore Evropiane kjo paraqet rreziqe për recensione të reja dhe më të thella në ekonominë evropiane. Në raportin vjetor, BQE-ja paralajmëron se rritja e forcës punëtore në moshë të madhe mund të sjellë ndryshime të thella në ekonomi, ka ndikim në konsum, kursime dhe investime si dhe në nivelin e pagave dhe produktivitetit.

Banka mbështetet në të dhënat e Eurostat, të cilat tregojnë se në 5 vitet e fundit, të punësuarit në Eurozonë u rritën me 8.8 milionë, por nga këta 6.4 milionë janë të punësuar 55 deri në 74 vjeç.

Është tregues gjithashtu se në të njëjtën periudhë, rritja e punësimit për moshat 25 deri në 54 vjeç nuk tejkalon 1.9 milionë vende të reja pune. Për moshat nën 24 vjeç, rritja është e kufizuar në vetëm 500,000 vende të reja pune.

Këtë problem BQE e lidh me problemin  demografik të Evropës dhe plakjes së popullsisë.

Banka thekson se punëtorët e moshuar gjejnë kushte më të mira pune dhe kështu mbeten ekonomikisht aktive për shumë vite.

Ajo gjithashtu vëren se reformat që janë futur në vitet e fundit në sistemin e pensioneve të vendeve evropiane, rritja e moshës së pensionit dhe kushtet më të rrepta që lidhen me daljen në pension të parakohshëm kanë efektin e zgjatjes së jetës profesionale të evropianëve.

 

Zjarr Tv Ad