Vendi jonë i blinduar si ‘Big Brother’/ “Është marrë syri, jo truri”, reagon eksperti i njohur dhe tregon prapaskenat: Kush i montoi?! Para se të hiqeshin kamerat, duhej të…

0
42
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Eksperti i sigurisë, Fatjon Softa tha në një intervistë për Euronews Albania se me çmontimin e kamerave të sigurisë që vendosen nga grupet kriminale merret syri i këtyre kriminelëve, por jo truri.

Ai sqaroi se asnjë individ dhe asnjë subjekt nuk mund të kontrollojë territorin, përveç Policisë së Shtetit.

“Kjo është shkelje e ligjit. Kamera është syri, truri nuk është te kamera. Ne duhet të shkojmë te njësia, te qëllimi, kush i montoi?

Nëse ne heqim kamerën, kemi hequr provën dhe duhet të ndodhte para se të hiqeshin kamerat, të kontrollohej si është bërë kjo lidhje dhe ku shkon sinjali” – u shpreh Softa.

Pas Shkodrës, kamera sigurie të vendosura me qëllim sigurimin e informacioneve për qëllime kriminale, si dhe për të monitoruar lëvizjet e policisë, u çmontuan edhe në Korçë e Pogradec.

Zjarr Tv Ad