Vendi ku meshkujt i kanë nga tri të dashura, për shkak që ka shumë femra (Foto)

0
1707
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

PAY-Industry-Polygamy-615x358

Monogamia është themeli i shoqërisë sonë, por për një qytet në botë kjo nuk vlen, për shkak që atje jetojnë aq shumë femra sa që shumica e meshkujve i kanë nga dy ose tri të dashura.

Dongguan, në jug të provincës Guangdong në Kinë, është i njohur për prodhimin e produkteve elektronike iPhone dhe iPad – dhe gjithashtu njihet si ‘kryeqyteti kinez i seksit’.

Falë rregullës kineze për të lindur vetëm një fëmijë që operon në Kinë tashmë e disa vite, vendi ka një çekuilibër të madh gjinor, duke pasur miliona më shumë femra se sa meshkuj.

Fabrikat lokale nuk preferojnë t’i marrin në punë meshkujt, pasi që nuk i shohin ata si të besueshëm dhe në vend të tyre ju ofrojnë punë më shumë femrave.

PAY-Industry-Polygamy (2)

Kjo do të thotë se qyteti ka më shumë femra se meshkuj, me meshkuj të cilët kryejnë punë të rastësishme, duke i lënë shumicën e tyre pa punë.

Dhe kjo do të thotë më shumë kohë për më shumë se një të dashur. Disa e pranojnë se kanë dy ose tri të dashura të përhershme në të njëjtën kohë. Një burrë tha për një TV lokal: “Këtu është më e lehtë të gjesh të dashur se sa punë.”

PAY-Industry-Polygamy (1)

Meshkujt e pakët që kanë punë në fabrika janë në një pozitë edhe më të mirë kur është fjala për gjetjen e një të dashure, për shkak që shumica e femrave kalojnë orë të gjata duke punuar në linjat e prodhimit.

Kjo do të thotë se, nëse ata kërkojnë dashurinë, vendi ku mund ta gjejnë më së lehti është në fabrika.

 

Zjarr Tv Ad