Vendi magjik që u shndërrua në tragjedi për çiftin

0
48
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Dy persona kanë humbur jetën pasi u rrëzuan nga një lartësi prej 2.2 kilometra në Parkun Kombëtar Yosemite në Kaliforni të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Çifti u rrëzua nga skaji i lartë i shkëmbit në parkun e Kalifornisë.

Asnjë informacion tjetër nuk është publikuar për viktimat. Mediat amerikane raportojnë se gjatë këtij, numri i personave që kanë humbur jetën në këtë park duke u rrëzua nga lartësia ka shkuar në 10. Autoritetet e parkut, përmes një deklarate kanë reaguar duke thënë se ky incident është nën hetim. Asnjë detaj tjetër nuk është bërë me dije.

Më herët gjatë këtij muaji, një foto nga skaji më i lartë i këtij parku u bë viral në rrjetet sociale, pasi një burrë i propozoi për martesë të fejuarës së tij. Momenti magjik është fotografuar dhe publikuar nëpër rrjetet sociale.

Zjarr Tv Ad