“Vendi në duar të bandave”, Rama:Në luftë për të larguar të keqen

0
15
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-deputeti i LSI-së Luana Rama në në një dalje për mediat u ndal te artikulli i gazetes gjermane “Bild” për vendin tonë, ku përmes një artikulli Shqipëria pasqyrohej si vend kaotik nën drejtimin e bandave.  Rama, tha se Shqipëria nuk e meriton të jetë në duar gangsterësh dhe se qytetarët i janë bashkuar opozitës për të larguar të keqen nga qeverisja e vendit.

“Kryeministri i Shqipërisë u paraqit në dy pamje. Ai bëri aktorin për t’u paraqitur i shqetësuar për ‘kinse’ për imazhin e Shqipërisë në botë.

Nuk janë protestat e qytetarëve nuk janë protestat e opozitës që e cënojnë imazhin e një vendi. Imazhin e një vendi  e përbalt qeverisja e krimit. Një nga gazetat më të madhe në botë dhe e më shitura në Europë “Bild “ e cilëson Shqipërinë si një vend kaotik në duar të bandave.

Qytetarët e një vendi dhe opozita është në protest është në luftë për ta larguar të keqen nga qeverisja e  vendit. Shqipëria nuk e meriton të jetë në duar gangsterësh. “-u shpreh ai.

Zjarr Tv Ad