“Vendim historik”, Meta: Kosova e aftë të marrë përgjegjësi të reja

0
6
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta e quan vendim historik krijimin e Forcave të Armatosura të Republikës së Kosovës.

Me nje mesazh urimi në rrjetet sociale, fill pas votmit në Kuvendit e Kosovës për themelimin e Ushtrisë, Meta thekson se kjo dëshmon qartë që Kosova është e aftë të marrë përgjegjësi të reja në ndërtimin e institucioneve demokratike.

Mesazhi i Metës

“Vendimi historik i krijimit të Forcave të Armatosura të Republikës së Kosovës dëshmon qartë që Kosova është e aftë të marrë përgjegjësi të reja në ndërtimin e institucioneve demokratike dhe për të kontribuar vendosmërisht për paqen, stabilitetin e rajonit dhe fqinjësinë e mirë.

Fryma euro-atlantike qëndron në themel të këtij ndryshimi historik.”, shkruan Presidenti i Republikës.

 

Zjarr Tv Ad