“Vendim i pakuptimtë”, lideri serb i Bosnjës reagon pas vendosjes së sanksioneve nga SHBA: Akuzohem për korrupsion, sulm ndaj fjalës së lire

0
55
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Anëtari serb i Presidencës së Bosnjë e Hercegovinës, Milorad Dodik ka reaguar pas vendosjes së sanksioneve në televizionin që ai drejton, të quajtur “Alternativa”. Dodik e ka cilësuar këtë vendim të SHBA-ve si të “pa kuptimtë”. Sipas tij ky vendim është një sulm ndaj lirisë së shprehjes dhe fjalës së lire, ndërsa shtoi më tej se nuk e di arsyen se përse u ndëshkua nga SHBA.

“Ndoshta gjëja e parë që ju bie në sy është koha e shpalljes së këtij vendimi, pra në prag të festës më të gëzuar të të Krishtlindjes. Historikisht ne si komb jemi sulmuar në festa të mëdha dhe e di që ata që qëndrojnë pas këtij vendimi e dinë. Gjëja e dytë që më vjen në mendje është se një vend që krenohet me të drejtat e njeriut dhe lirinë e medias ka sanksionuar median”, tha Dodik për mediet boshnjake.

“Për herë të parë më thanë se po e shkel Dejtonin, pa thënë se ku e kam shkelur Marrëveshjen e Paqes. Tani, siç dëgjoj, akuzohem edhe për korrupsion dhe kundër meje nuk po zhvillohet asnjë procedurë penale për korrupsion në BeH dhe askund në botë”, shtoi më tej anëtari serb, Dodik.

Zjarr Tv Ad