Vendimet e qeverisë/ Rama: Gati banesat për ta, bursa për nxënësit e studentët. Për pensionistët…

0
38
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Qeveria miraton paktin: të gjitha familjet që kanë viktima nga tërmeti të hyjnë në shtëpi të reja.

Kryeministri kërkoi komunikimin me familjet për të diskutuar me ta nëse duan të vazhdojnë të qëndrojnë në Thumanë apo Durrës apo duan të vijnë në Tiranë. Sa I takon familjeve të prekura nga tërmeti në Thumanë, Rama tha se janë gati apartamentet për strehimin e tyre në Tiranë, ose nëse duan janë 6 apartamente që po bëhen gati në Thumanë.

“Të gjitha familjet duhet të hyjnë në shtëpi të reja urgjent. Ne i kemi gati mundësitë për ta do të duhet caktuar një person specifik në shtabin e Emergjencës së Tiranës dhe Durrësit që do të bëjë kontaktin me ta, për ti thënë se ku duan të rrinë. “
Familjeve të viktimave të Thumanës jemi gati tu ofrojmë menjëherë apartamentin në Tiranë. Kemi ndërkohë gati dhe duhet vetëm të bëhet arredimi 6 apartamente në Thumanë por ju lutem një komunikim me ta për të parë kush ësshtë dëshira e tyre. Akti i parë është dorëzimi i apartamenteve të këtyre familjeve. Dhe dorëzimi duhet bërë në kohë rekord.”  

Një tjetër vendim i qeverisë ka të bëjë me një grup pensionistët. Kryeministri Rama tha se për të gjithë pensionistët e familjeve të viktimave do të jepet pensioni i veçantë i Republikës së Shqipërisë, pensioni që iu jepet njerëzve me kontribute të veçanta. “Është një numër i kufizuar që varion në 12-15, kështu që këta njerëz do përfshihen në këtë kategori”, tha ai më tej.

Po kështu do të akordohen 1 milion lekë të reja për çdo familje që ka viktima dhe bursa për nxënësit e studentët.
“Po ashtu nxënësit që janë në familjet e viktimave për t’iu ardhur në ndihmë, do të marrin një bursë mujore prej 15 mijë lekësh të reja në muaj. Është 3-fishi i bursës së ekselentëve. Dhe këtë bursë do ta përfitojnë edhe studentët”, deklaroi kryeministri Edi Rama.

 Familjet ne Thumane me viktima

Familja Cakoni: 6 anëtarë 2 viktima

Familja Cara: 5 anëtarë 4 viktima

Familja Cara: 2 anëtarë 1 viktima
Familja Cuka: 4 anëtarë 2 viktima

Familja Cupi: 4 anëtarë 3 viktima

Familja Greku: 3 anëtarë 1 viktimë

Familja Greku: 3 anëtërë 2 viktima

Familja Kaballi: 4 anëtarë, 1 viktimë

Familja Preci, 3 anëtarë, 1 viktimë

Familja Seleci, 3 anëtërarë 1 viktimë

Familja Vata 2 anëtarë 1 viktimë,

Familja Steneci 3 anëtërë 1 viktimë

 

 

 

Zjarr Tv Ad