Sekretari për Diasporën ne Partinë Demokratike, Indrit Hoxha ka reaguar me një postim në faqen e tij në facebook pasi Berisha publikoi lajmin e ndalimit të udhëtimit te tij në Britani.
“Edi Ramës i janë arrestuar, ministra, deputetë, kryetarë bashkish, ndërkohë Britania thotë, Sali Berisha ka lidhje të ngushta në krimin e organizuar”, shkruan Hoxha duke kujtuar arrestimet e bujshme të më shumë se 128 bandave gjatë viteve të para të mandatit të Berishës si kryeministër.
Postimi i plotë:
“Edi Rames i janë arrestuar, ministra, deputet, kryetar bashkish, ka mbushur Anglinë me shtëpi bari dhe dërgon Gjiknurin u thotë hajde legalizojini paret e drogës në Shqipëri, ndërkohë Britania thotë Sali Berisha ka lidhje të ngushta ne krimin e organizuar. Në 2005-2007 Sali Berisha dërgoi para drejtësisë 128 banda të krimit të organizuar, sot këto banda janë kthyer në oligarkë dhe biznesmenë të qeverisë dhe Edi Ramës. Sot Edi Rama duhet të ishte në burg. Gjithsesi si gjithmonë, FAJIN E KA SALIU.”