Vendimi i Kushtetueses për mos shkarkimin e Metës, Vasili: Shuplakë turinjve për Edi Ramën

0
47
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gjykata Kushtetuese më 17 shkurt 2022 vendosi shfuqizimin e vendimit të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta.

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, në një intervistë për Ora News, është shprehur se vendimi i Gjykatës për Presidentin “surprizoi” vetëm PS, e cila shkarkoi në Kuvend Ilir Metën.

Petrit Vasili: Edi Rama ka qenë i qartë me Presidentin, dhe e ka çuar deri në fund veprimin e tij, e kreu shkarkimin e presidentit së bashku më të çmendurit e tjerë që ishin në parlament që ndoqën çmendurinë e tij. Gjykata Kushtetuese mori një vendim që as nuk surprizoi dhe as nuk çuditi njeri me përjashtim të atyre që hanë nga taxhia e Edi Ramës dhe incineratorëve.

Presidenti kishte praktikisht zero shkelje Kushtetuese dhe kishte njc procedurë më skandaloze parlamentare. Kjo nismë për shkarkim hodhi poshtë një precedent dhe standartin më të ulët dhe që vinte në rrezik ekuilibrin e institucioneve, respektin e institucioneve dhe për fat të keq e ktheu parlamentin si një leckë që fshinte këpucët e një kryeministri të çmendur por njëkohësisht pjesë e një komploti mafioz për të rrëmbyer çdo element të pushtetit.

Ai tha se: Vendimi i Gjykatës Kushtetuese i dha shuplakë turinjve Edi Ramës dhe parlamentit të tij me gjithë çmendurinë që ndërmori.

Zjarr Tv Ad