Vendimi i ri i Bordit të Transparencës, ULET çmimi i naftës

0
66
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Bordi i Karburanteve apo i quajtur dhe Bordi i Transparencës ka vendosur që të ulë çmimin e naftës me 8 lekë. Referuar njoftimit zyrtar, bëhet me dije se nafta deri më datën 31 Mars do të shitet 237 lekë/litri, ndërsa benzina me 211 lekë/litri.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë 237 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë 225 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë 211 lekë/litri,ndërsa i shitjes me shumicë 199 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 116 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 104 lekë/litër për automjetet.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të jenë të vlefshme për periudhën 29 mars – 31 Mars 2022, pas kësaj bordi do të rimblidhet për të bërë me dije pasqyrimin e çmimeve të shitjes.

Çdo operator i shitjes me shumicë dhe pakicë i nënprodukteve të naftës është i detytuar të zbatojë Vendimin e Bordit të Transparencës, në lidhje më çmimet e shitjes me shumicë dhe pakicë. Organet ligjzbatuese do të kontrollojnë zbatimin e vendimeve të Bordit të Transparencës çdo ditë.

Zjarr Tv Ad