Vendimi për djegien e mandateve, Basha takim me aleatët

0
6
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Pas vendimit unanim nga grupi parlamentar i PD për djegien e mandatave, kreu i PD Lulzim Basha ka zhvilluar takim me aleatët.

Pas takimit 60 minua me kryetaren e LSI, Monika Kryemadhi në ambientet e selisë blu, Basha ka zhvilluar takim edhe me aleatët e vegjël të PD.

Mësohet se Basha ka zhvilluar takim me kreun e LZHK Dashamir Shehi, kreun e PBDNJ Vangjel Dule, kreun e PR Fatmir Mediu, kreun e PAA Agron Duka si dhe me kreun e PDK Nard Ndoka.

Ndërsa në takim me Kryemadhin u diskutua mbi hapat e mëtejshëm që do të ndërmarrë opozita. Në përfundim të takimit Kryemadhi nuk ka dashur të japë detaje për mediat, duke u shprehur se informacion do të ketë pas mbledhjes së grupit parlamentar të LSI.

Gjatë ditës së sotme Basha ka deklaruar zyrtarisht se grupi parlamentar vendosi të djegë mandatet duke numëruar arsyet që çuan në këtë vendim. Ndërkaq grupi i PD ka autorizuar Bashën të ndjekë hapat e mëtejshëm.

Zjarr Tv Ad