Vendimi për Durrësin/ Manjani: Të fala reformës, drejtësisë e gjithë shtetit ligjor

0
21
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Me një akt të paprecedentë, Gjykata e Durrësit rrëzoi vendimin e pak ditëve më parë, i dalë nga ky institucion, për të legjitimuar mandatin e kandidates së PD për bashkinë e qytetit bregdetar.

Vendimi erdhi pas kërkesës për ta bërë këtë gjë që i ka dërguar Partia Socialiste dje, firmosur nga kryesocialisti Edi Rama.

Ky i fundit i është drejtuar të enjten me një kërkesë Gjykatës së Durrësit, duke i kërkuar të njohë fituesen e Aleancës për Shqipërinë Evropiane në Bashkinë Durrës, Valbona Sako.

Lidhur me vendimin e Gjykatës së Durrësit ka reaguar edhe ish ministri i Drejtësisë Ylli Manjani.

Sipas tij, një akt i tillë as është parë dhe as dëgjuar më parë.

Reagimi i plotë i Manjanit:

“As është parë e as dëgjuar deri më sot, kjo që ndodhi në Gjykatën e Durrësit!

Që dy gjyqtarë të së njëjtës gjykatë të shqyrtojnë dhe të vendosin mbi të njëjtën kërkesë, me të njëtjët kërkues e me të njëjtin objekt nuk kishte bërë vaki!!!

As korrupsioni nuk e ka bërë dot këtë pocaqi ligjore.

Dmth ç’a s’do jepnin humbësit e gjyqeve, që të ri gjykoheshin nga fillimi me një gjykatës tjetër që ja kanë “gjetur anën”…

Pra Siguria Juridike, gjëja e gjykuar, hierarkia gjyqsore dhe të gjitha parimet themelore të sundimit të së drejtës NUK EKZISTOJNË MË!

Nuk kisha ndonjë dyshim që rrumpallhania politike që qeveris kështu do bënte, por nuk e di se ç’thotë Palmeri, Sorecca, Mogherini, Hahn, Reeker, Boschard e nuk e di kush tjetër?

Të fala reformës, drejtësisë e gjithë shtetit ligjor- i thonë kësaj pune!”

 

 

Zjarr Tv Ad