Vendimi për Llallën, avokati Ngjela: Mendonte se do fitonte luftën me Amerikën, vetëm po iku në Rusi mund të shpëtojë

0
47
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Avokati Spartak Ngjela, e ka cilësuar “rast pozitiv” vendimin për ish- kryeprokurorin Adriatik Llalla, duke thënë se mund të shpëtojë vetëm po iku në Rusi.

Sipas Ngjelës, Llalla ka qenë figurë aq e lartë sa mund të merrte të pandehur edhe Kryeministrin. Ndër të tjera, Ngjela shtoi se Adriatik Llalla, mendoi se do të fitonte luftë me Amerikën, por duhet të tregojë ku i ka gjetur pronat që nuk i justifikonte dot.

Ngjela: Këtu flitet ç’bën Llalla. Lalla nuk shpëton dot dhe vetëm po iku në Rusi mund të shpëtojë. Ne ç’na intereson. Ai u dënua dhe kjo është kryesorja. Nuk justifikonte dot pronat. Ka ikur nga terminali i Rinasit. Ai tjetri quhet fati i njeriut, jo i shoqërisë, as i shtetit. Ka qenë figura e katërt në Shqipëri. Ka qenë në pjesën tjetër se nuk i takon administratës shtetërore, është rang i lartë, është mbi rangun e Kryeministrit se e merr të pandehur Kryeministrin. Problemi është se nuk vihen këta si Prokurorë të Përgjithshëm.

Këta i marrin nga hiçi. Në një moment të caktuar vijnë dhe reflektojnë për të ardhmen. As Enver Hoxha nuk e bënte këtë, pavarësisht se e kishte në interesin e vet. Këta i kanë bërë kungujt që i kanë bërë nga 1991 e këtej. Kam biseduar me të, nuk e njeh jurisprudencën. Shiko ç’ka bërë. I kanë gjetur prona të pajustifikuara, çfarë mbrojtje do ky? Po ti kishte denoncuar normal sipas ligjit, do ishte normal, pra ka shkelje dhe e ka ne funksion të korrupsionit. Prokurori ishte aq mendjelehtë sa mendonte se do të fitonte dhe luftën me Amerikën. Ka prova në mes, të na thotë ku i ka gjetur pronat.

Një gjyqtar tha mi ka dhënë gjyshja 400 mijë euro. Gjyshja ishte në kasolle. Nuk më duhet fati i këtij personi, ai është i dënuar lehtë. Po u fsheh 2 vjet nuk shkon më në burg, por në funksion të të ardhmes juridike dhe të drejtësisë shqiptare, është rast pozitiv.

Zjarr Tv Ad