“Vendimi për rikthimin në punë i erdhi pasi kishte vdekur”, Korreshi zbulon rastin në Lushnje: E pushuan se kishte lidhje gjaku me mua

0
87
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti i PD, Saimi Korreshi ka folur ditën e sotme për punësimet partiake në administratën publike, duke hedhur akuzat se punonjësit e kualifikuar ishin larguar nga puna.

Korreshi mori shembullin e njërit prej personave me lidhje gjaku me të i cili ishte larguar nga puna në bashki ku punonte prej 23 vitesh dhe se vendimi për rikthim në punë kishte ardhur pasi kishte vdekur.

“Administrata publike është kthyer në ndërmarrje ku punësohen militant të PS. Shumicën prej tyre pot a pyesësh nuk e dinë se ku punojnë. I përzënë punonjësit e specializuar. Është rasti në Lushnjë, kishte 23 vite si punonjës në bashki dhe e hoqën. Pasi ankimoi, erdhi vendimi për rikthimin në punë, por si përherë shumë vonë sepse personi kishte vdekur.

I erdhi vendimi për rikthim në punë por pasi kishte vdekur. Dhe përse? Sepse kishte lidhje gjaku me mua. Mos hajdeni në parlament kur nuk e dini realitetin. Hajdeni dhe shikoni sesi po ndryshohen vendet nëpër administratë. Shqiptart po vuajnë, administrate është për të ardhur keq”-tha Korreshi.

Zjarr Tv Ad