Vendimi për vizat, Bushati: Të zbatojmë angazhimet ndaj BE-së

0
14
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, ka reaguar pas vendimit të Komisionit të Evropës për të rrëzuar kërkesën e Holandës për rikthimin e vizave për Shqipërinë.

Përmes një mesazhi në “Facebook”, ish-ministri Bushati i bën thirrje gjithë politikës shqiptare që mbi këtë konfirmim të rëndësishëm të ndërtojë dhe të vazhdojë të zbatojë angazhimet përkundrejt Bashkimit Evropian.

“Pas vlerësimit të kërkesës së nisur nga Hollanda, Komisioni Europian konsideron se nuk ekzistojnë rrethanat për të aktivizuar “mekanizmin e pezullimit të vizave” në rastin e Shqipërisë. Le të ndërtojmë mbi këtë konfirmim të rëndësishëm dhe të vazhdojmë të zbatojmë angazhimet tona përkundrejt Bashkimit Europian! #Albania4EU”, shkruan Bushati.

 

Zjarr Tv Ad