“Vendit i duhet opozitë e fortë”, Agron Duka: Pjesëmarrja e ulët në zgjedhje dëshmon mungesë besimi e shprese tek qytetarët

0
29
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kreu i partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka ka komentuar zgjedhjet e 6 marsit, ku PS fitoi 5 Bashki, ndërsa Shkodra u fitua nga kandidati i “Shtëpisë së Lirisë” Bardh Spahia.

Përmes një postimi në Facebook, Duka thotë se vendit i duhet një opozitë e fortë, ndëraa shton se pjesëmarrja e votuesve ishte e ulët që sipas tij dëshmon mungesë besimi dhe shprese. Ai shkruan se PAA shikon me shqetësim regresin e opozitarizmit.

Postimi i plotë i Agron Dukës:

Vendit i duhet një opozitë e fortë !!!

Zgjedhjet e pjesshme vendore u përmbyllën dhe ne kemi mundësi ta analizojmë më ftohtë situatën politike në të cilën u zhvilluan dhe situatën që ato prodhuan.

Edhe pse të pjeshme dhe vendore, ato kishin një natyrë të pastër politike, për shkak të një gare të fortë mes dy grupimeve në Partisë Demokratike. Partia Agrare Ambientaliste, shikon me shqetësim regresin e politikës në tërësi, që u demonstrua me një pjesëmarrje shumë të ulët të votuesve në zgjedhje, që dëshmon mungesë besimi dhe shprese. Gjithashtu, ne shikojmë me shqetësim regresin e opozitarizmit dhe forcimin e një aktori politik të vetëm, që rrezikon të çojë Shqipërinë drejt një regjimi putinist.

Ne çmojmë nevojën urgjente të riorganizimit të opozitës, si një aktor i rëndësishëm i demokracisë dhe garancisë për një qeverisje më të mirë.

Për këtë arsye PAA do të mbështesë dhe nxisë çdo përpjekje që do të synojë grupimin dhe bashkimin e forcave opozitare, për të prodhuar një alternativë dhe një ofertë qeverisë të besueshme për qytetarët, në zgjedhjet e ardhëshme vendore dhe të përgjithshme.

Zjarr Tv Ad