Vendoset në Vlorë shtatorja e Donika Kastriotit

0
83
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Është përuruar sot në qytetin e Vlorës shtatorja e Donika Kastriotit në një ceremoni organizuar nga Fondacioni Mbarëkombëtar Kulturor “Nermin Vlora Falaski” dhe Bashkia e qytetit, në kuadër të Vitit Mbarëkombëtar të Gjergj Kastrioti Skënderbeut.

Merrnin pjesë anëtaret e fondacionit, anëtar të këshillit të bashkisë, intelektual të qytetit, banorë të Vlorës etj.

Ndodhej edhe Kryetarja e Këshillit të Bashkisë zonja Vojsava Shkurtaj dhe Nënkryetari i Bashkisë zoti Shaban Mehmeti.

Në ceremoni ka folur para të pranishmëve Kryetarja e Fondacionit “Nermin Vlora” gazetarja e njohur Zenepe Luka, e cila ka falënderuar veçanërisht skulptorin vlonjatë Skënder Tena, sponsorët që bënë të mundur derdhjen në bronz të Donika Kastriotit, Bashkinë e Qytetit etj.

Më pas artistet e popullit Tinka Kurti dhe Margarita Xhepa kanë zbuluar nënë duartrokitjet e të pranishmëve shtatoren e Donika Kastriotit.

Grupi polifonik “Djemtë e Vlorës” këndoi  këngë kushtuar Donika Kastriotit, Skënderbeut dhe Ismail Qemalit.

Pranë shtatores kanë vendosur buqeta me lule Kryetarja e Këshillit të Bashkisë zonja Vojsava Shkurtaj, anëtaret e Fondacionit “Nermin Vlora”, nga Këshilli Bashkiak i Vlorës.

Zjarr Tv Ad