‘Vendosin dyshek para Bashkisë’/ Devollinjtë tallin kryetarin monist që fle në bashki

0
22
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

 

Vazhdon edhe në këto orë të pasdites, protesta e qytetarëve të Devollit përpara Bashkisë së qytetit, kundër uzurpimit që kandidati socialist i dalë nga votimet farsë të 30 qershorit i ka bërë zyrës së kryetarit legjitim të Bashkisë i dalë nga zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Protestuesit kanë vendosur të qëndrojnë pa pushim para Bashkisë, ndërkohë që në orët e fundit kanë vendosur para institucionit edhe dyshek për të ironizuar  kandidatin socialist që nuk lëviz nga zyra që prej orës 07:00 të mëngjesit të sotëm.

Dysheku është vendosur në shenjë simbolike, për të treguar se kryetari aktual Eduard Duro e ka kthyer bashkinë në fjetore.

 

Zjarr Tv Ad