30 qershori është beteja e radhës e humbur nga kreu aktual i Partisë Demokratike Lulzim Basha. Komisioni i Venecias rrëzoi aksionin e radhës të Bashës për bojkotin e 30 qershorit duke legjitimuar të emëruarit e Edi Ramës në krye të 61 bashkive. Edhe pse përbetohej në çdo dalje se zgjedhje në 30 qershor nuk do të kishte, e se ato nuk do të njiheshin, sot duket se kreu i selisë blu duket se e gjen zgjidhjen vetëm tek slogani i përdorur pas çdo dështimi, se beteja sapo ka filluar.
Gjykata Kushtetuese merr në shqyrtim çështjen për shkarkimin e Presidentit Ilir MetaFillimisht për Lulzim Bashën zgjedhjet e 30 qershorit pa opozitën ishin veç iluzion i kritikëve të tij, e përbetohej se farsën zgjedhore do e ndalonte në çdo qendër votimi. Por në 30 qershor asgjë nuk ndodhi, e Partia Socialiste e drejtuar nga Kryeministri Edi Rama zhvilloi votimet një partiake dhe në krye të 61 Bashkive u vendosën të besuarit e Ramës dhe Partia Demokratike doli plotësisht nga sistemi shtetëror, që pas djegies së mandateve humbi edhe të gjitha bashkitë që deri në 2019 drejtoheshin nga demokratët.
Tashmë Edi Rama kishte vazhduar me projektin e tij të kapjes së 61 Bashkive pa rezistencën më të vogël të Lulzim Bashës, i cili vazhdonte me pretendimin se zgjidhje pa opozitën nuk mund të kishte. I ndodhur në kushtet kur Rama kishte arritur të themelonte Partinë Shtet, Lulzim Basha dukej gjithnjë e më i pafuqishme për të zhbërë realitetin e ri, duke regjistruar një tjetër dështim në krye të opozitës. Por në një kohë që kërkohej reflektim dhe analizë për ndryshim të situatës, Basha do të gjente si zgjidhje sloganin: Sot nis beteja!
Veç protestave të demokratëve të revoltuar tashmë, rrugën për zhbërjen e 30 qershorit e ndërmori në Gjykatën Kushtetuese Shoqata e Bashkive, për të cilën sot u shpreh edhe Komisioni i Venecias. Tashmë Opinioni i Venecias konfirmoi 30 qershorin, duke u garantuar mandatin 4 vjeçar të përzgjedhurve të Edi Ramës në krye të Bashkivë.
E me këtë opinion dhe vendimin e pritshëm të Gjykatës Kushtetuese, u vulos dështimi i aksionit të radhës të Lulzim Bashës duke shuar shpresat 8 vjeçare të demokratëve për të ardhur në pushtet e të lënë jashtë sistemit shtetëror.Tashmë pas dështimit në betejën për 30 qershorin dhe rikthimin në Kuvend sërish si humbës, Basha u kërkon demokratëve mbështetje me të njëjtin slogan: