“Venecia” miraton opinionin përfundimtar për Shqipërinë, i hapet rrugë Vetting-ut në politikë

0
32
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Komisioni i “Venecias”, ka miratuar opinionin përfundimtar për Vettingun në politikë. Në të përfshihen amendimet e propozuara të PD.

Komisioni i Venecias ka bërë ndryshime në draft opinionin për Shqipërinë, duke saktësuar se shtetet kanë të drejtë të kufizojnë të drejtën për t’u zgjedhur.

Sipas komisionit, në varësi të situatës politike, një kufizim për një rrethanë të caktuar, që mund të jetë i nevojshëm për një shtet, mund të mos aplikohet për një shtet tjetër.

Po sipas Venecias, qëllimi i amendamenteve të PD është legjitim, por nuk jep zgjidhje. Ndodhur në këto kushte, Parlamenti duhet të dialogojë për mekanizmin si do bëhet Vettingu.

Amendamentet u miratuan pa kundërshtime. Kështu Komisioni i Venecias i hapi rrugë Vettingut në politikë, duke aprovuar opinionin.

Zjarr Tv Ad