“Venecia”: Veprimet e Presidentit nuk justifikojnë nisjen e procedurave të shkarkimit

0
6
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Siç pritej, Komisioni i Venecias ka bërë publik raportin përfundimtar.

“Edhe nëse Presidenti mund të ketë tejkaluar kompetencat me shtyrjen e zgjedhjeve lokale, shkarkimi mund të mos justifikohet”, thuhet në raport.

Sipas raportit, shkeljet e Presidentit nuk e justifikojnë hetimin, ndërsa zgjedhjet duhet t’i shtynte Parlamenti dhe jo Presidenti. Nëse Meta do të shpallet fajtor nga Komisioni Hetimor, dhe Kuvendi do ta miratojë shkarkimin e tij, Venecia ka sugjeruar që fjalën e fundit ta thotë Gjykata Kushtetuese, e cila aktualisht nuk funksionon.

“Në sfondin e një procedure aktuale të shkarkimit të presidentit shqiptar, Ilir Meta, për shtyrjen e zgjedhjeve lokale përtej mandatit elektoral të autoriteteve lokale, ekspertët e Këshillit të Evropës në Komisionin e Venecias konkludojnë se ndërsa Presidenti mund të ketë vepruar përtej kompetencave të tij kushtetuese, indikacione se veprimet e tij mund të mos kenë qenë të një natyre që mund të justifikojnë shkarkimin”, thuhet më tej në raportin e Komisionit të Venecias.

Ekspertët e Venecias theksojnë se Presidenti nuk duhet të shtynte zgjedhjet pa konsensus politik.

“Në opinionin e miratuar sot, i cili është bërë me kërkesë të kryeparlamentarit Gramoz Ruçi, Komisioni i Venecias thekson se Presidenti shqiptar nuk mund të anulojë zgjedhjet pa konsensus politik. Edhe në rastet e emergjencave shtetërore, si lufta apo katastrofat natyrore, Parlamenti duhet të miratojë një legjislacion ‘ad hoc’ për të shtyrë zgjedhjet”.

“Në përgjigje të krizës politike në vend dhe bojkotit elektoral nga disa parti të mëdha politike, Presidenti fillimisht anuloi dhe më pas i shtyu zgjedhjet lokale. Edhe nëse Parlamenti mund të konfirmojë se Presidenti ka tejkaluar kompetencat, Komisioni i Venecias vë në pikëpyetje nëse kjo është e një karakteri të tillë sa të provojë “shkelje serioze”, thuhet në opinionin e Komisionit.

Zjarr Tv Ad