Venezuela drejt përplasjes civile

0
4
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Presidenti i Venezuelës, Nicolás Maduro, është zotuar të mposhtë atë që ai e quan një “pakicë të çmendur” e cila sipas tij do ta largojë nga pushteti. Duke sfiduar kreun e opozitës, Juan Guaido, ai bëri thirrje për “marshime anti-imperialiste” të shtunën, që përkon edhe me protestat anti-qeveritare. Kjo ishte deklarata e parë e Maduros që kur Guaido e sfidoi atë dhe u kthye në Venezuelë të hënën. Ndërkaq SHBA-të thanë se po shqyrtonin vendosjen e sanksioneve të reja për t’i bërë presion Maduros që të heqë dorë nga pushteti.
I dërguari i SHBA për Venezuelën, Elliott Abrams, tha se ishte vështirë të mendohej për zhvillimin e zgjedhjeve demokratike me Maduron.
“Nëse ai do të kishte dashur të ndërtonte një Venezuelë demokratike, kishte mundësi ta bënte këtë, por nuk e bëri”, tha zoti Abrams.
Kreu i Asamblesë Kombëtare të udhëhequr nga opozita, Juan Guaido, e shpalli veten president të përkohshëm të Venezuelës në janar pasi Parlamenti e deklaroi rizgjedhjen e Maduros vitin e kaluar jolegjitim.

Zjarr Tv Ad