Venezuelë, arrestohet shefi i kabinetit të Guaido

0
16
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Shërbimet e inteligjencës venezueliane kanë arrestuar Roberto Marrero, përgjegjësin e kabinetit të Juan Guaido, presidenti i Parlamentit i cili ka marrë fuqitë e ekzekutivit. Ka qenë vetë Guaido, ai që ka njoftuar arrestimin e tij në Twitter duke kërkuar ‘lirim të menjëhershëm’ të bashkëpunëtorit të tij.

“I injorojmë  se ku ndodhet aktualisht Marrero”, është shprehur ai.

Ndërkohë Presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro ka fituar mbështetjen e ushtrisë dhe aleatëve të ngushtë, Rusisë dhe Kinës, që nga momenti kur Guaido e ka shpallur veten president më 23 janar.

Qeveria e Maduros është duke u bërë çdo herë e më izoluar pasi shtetet të ndryshme e fajësojnë për krizë ekonomike që ka detyruar më shumë se 3 milionë persona të largohen nga Venezuela.

 

Zjarr Tv Ad