Venezuelë/ Guaido humb imunitetin

0
14
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Presidenti i vetëshpallur i Venezuelës, Juan Guaido, ka sfiduar autoritetet që ta arrestojnë pasi Asambleja Kushtetuese vendosi të martën t’i heqë atij imunitetin parlamentar. Dhoma legjislative e krijuar nga presidenti Nikola Maduro dy vite më parë, deklaroi se kryetari i parlamentit dhe i opozitës duhet të hetohet për shkelje kushtetuese dhe të vendimit të Gjykatës së Lartë për të mos dalë jashtë shtetit.

Guaido nuk vonoi ta komentojë qëndrimin e ligjvënësve besnikë ndaj presidentit aktual: “Kush mendon se duke më sulmuar mua, bashkëpunëtorët e mi, apo duke ndalur pa arsye deputetët nëpër aeroporte, po shtyp shpresat e Venezuelës, po gabon rëndë. Nëse regjimi guxon të më marrë me forcë, do të kryente një grusht shteti dhe do të merrte përgjigjen që meriton. Vetëm regjimi po e pëson nga ky konflikt.”

Kryetari i Kuvendit Kombëtar u vetëshpall president i përkohshëm i vendit më 23 janar të këtij viti, pak ditë pasi presidenti Maduro nisi mandatin e tij të dytë.

Ky i fundit tha se lëvizja e nxitur nga Uashingtoni kishte për synim rrëzimin e tij nga një pushtet i fituar ligjërisht dhe instalimin e një qeverie kukull që do i jepte SHBA-së rezervat e pasura me naftë.

Me Maduron në krye, vitet e fundit Venezuela po përjeton një kolaps ekonomik dhe krizë humanitare që ka detyruar miliona banorë të emigrojnë në vendet fqinje.

Prej javësh vendi gjithashtu përballet me shkëputje të herëpashershme të energjisë elektrike, çka ka paralizuar përkohësisht shërbimet e transportit hekurudhor dhe furnizimin me ujë të pijshëm për popullatën

 

Zjarr Tv Ad