Venezuelë, nis përçarja mes ushtrisë

0
19
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në krizën e krijuar në shtetin e varfër të Amerikës latine, ushtria konsiderohet gjerësisht si faktor vendimtar. Duke folur nga zyra e tij en ambasadën venezueliane në Washington.

Silva kërkoi mbajtjen e zgjedhjeve të lira e të ndershme në vendin e vet të lindjes. Unë nuk e njoh me Nicolas Maduron si president, i tha ai gazetës se Majemit të botuar në spanjisht “El Nuevo Herald”.

“Mesazhi im i drejtohet të gjithë pjesëtarëve të forcave të armatosura, -vazhdoi zyrtari,- Kushdo që mban armë, lutet të mos i përdore ato kundër popullit. Pjesë e tij jemi edhe ne, dhe jemi lodhur duke mbështetur një qeveri që ka tradhëtuar parimet me bazike dhe e ka shitur veten tek kombe të tjera”.

Njoftimi i Silvës përbën një thyerje në unitetin e liderëve ushtarake, të cilët më herët ishin zotuar për besnikëri ndaj Maduros, ndërsa vetëshpalljen e Guaidos e përshkruan si grusht shteti. Roli i ushtrisë shihet si vendimtar në konfliktin mes qeverisë së Maduros dhe lëvizjes opozitare të Guaidos që këmbëngul për zgjedhje të lira.

 

Zjarr Tv Ad