‘Veprim kriminal’/ Dhuna ndaj Berishës, Salianji: Rama ka orkestruar dhe frymëzuar dhunë gjatë gjithë kohës

0
33
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Postimi i Ervin Salianjit:

Dhuna e ushtruar ndaj Prof. Dok. Sali Berishës është kriminale, burracakërore dhe që cënon thelbësisht balancat e brishta në këtë vend! Një pushtet i korruptuar dhe kriminalizuar në cdo qelizë, keqpërdor gjithçka për të mbrojtur pushtetin dhe pasuritë e vëna në kurriz të qytetarëve! Zëri i Berishës sot ishte shqetesues për Edi Ramën dhe cdo rast Edi Rama ka reaguar me dhunë ndaj kujtdo që i cenon pushtetin kriminal. Ka orkestruar dhe frymezuar dhunë gjatë gjithë kohës, dhunë verbale ndaj deputeteve ne parlament, dhunë ndaj mediave, tritol ndaj fjalës së lirë, kriminelë përballë cdo alternative zgjedhore, dhunim me heqje nga puna, gjoba, goditje, gjithçka, e sotmja kaloi çdo limit! Shqipëria duhet të pêrballet me regjimin!

Kryedemokrati Sali Berisha u dhunua këtë mesditë nga një 31-vjeçar të identifikuar si Gert Shehu. Kreu i PD-së po ecte krah Kreut të Partisë së Lirisë Ilir Meta në momentin që Shehu u afrua dhe iu sul kryedemokratit duke e qëlluar me grusht. kreu i PD-së ra në tokë dhe në atë çast ndërhynë truprojat e tij duke dhunuar 31-vjeçarin. pasi e rrahën, truprojat ia dorëzuan policisë. I riu rezulton të jetë një person me çrregullim psikotik të papërcaktuar dhe mjekohej.

Zjarr Tv Ad