“Veprimtari e pastër mafioze”/ Afera e inceneratorëve, Manjani ngre alarmin: E kuptoni apo jo?

0
58
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka dalë me një reagim të fortë në rrjetet sociale. Sipas tij, mafia është ulur këmbëkryq në vendin tonë.

Manjani shkruan se nëse zbërthehet afera e inceneratorëve, del ashiqare gjithë mafia.

Postimi i plotë:

In-ce-ne-ra-torët!

Nuk ka çështje tjetër që kërkon zbërthim ligjor dhe përgjegjësi penale.

Aty është mafia e ulur këmbëkryq.

Është po e njëjta mafie që trafikon drogë, përplas dhunshëm shqiptarët në emër të larjes së hesapeve, shpopullon vendit e madje shet edhe kufinjt shtetërorë.

Po u zbërthye mafia e incenerimit del ashiqare mafia.

Parlamenti i së enjtes, Dick Martin, “fajin e ka Berisha” e propagabda e Yurit janë thjesht kolla që fsheh pordhët.

Skema e inceneratorëve tregon thelbin e gjësë.

E kuptoni apo jo?

Lidhen kontrata për incenerim, po ska inceneratorë. Vjedhja e parë.

Pastaj i futën paratë që vodhën në skemë evazioni për të vjedhë edhe taksat. Vjedhja e dytë.

Kjo nuk është më shpërdorim i detyrës, por vjedhje dyfish në detyrë!

Krim i organizuar deri në detaj.

Krim financiar, urban e mjedisor.

Veprimtari e pastër mafioze.

Zjarr Tv Ad