Verifikoi firmat e delegatëve, Agron Shehaj i përgjigjet demokrates: Nuk kam thënë që ke firmosur, jo 100% e telefonatave ma konfirmuan firmën e tyre

0
51
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti demokrat Agron Shehaj ka qenë i pari që ka shkuar në zyrën e Edi Palokës për të verifikuar firmat e delegatëve që kërkojnë mbledhjen e Kuvendit Kombëtar të PD-së në 11 Dhjetor. I ftuar në emisionin “Open”, ai i ktheu përgjigje edhe një qytetareje, e cila thoshte se firma e saj ishte e manipuluar.

Shehaj u shpreh se kishte thënë në deklaratën e tij se jo 100% e telefonatave që kishte bërë iua kishin konfirmuar firmën e tyre, teksa shtoi se pjesën më të madhe të delegatëve të Degëve 5 dhe 7 në Tiranë i njihte, pasi bashkë me ta kishte bërë fushatë për zgjedhjet e 25 Prillit.

“Më dhanë listën e delegatëve. Kontrollova që ajo listë ishte e saktë, pasi unë e ka patur një listë kur bëja fushatë për zgjehdjen e 25 prillit. Listat korrespondonin me njëra tjetrën. Degët 5 dhe 7 kanë rreth 170 delegatë.  Kam folur me rreth 100 delegatë në telefon. Unë i njoh shumicën prej tyre, pasi kam punuar me ata në fushatë.

E dini ju që unë vetë nuk kam firmosur? Nuk kam firmosur por shkova dhe bëra verifikimet që mund t’i kishte bërë dhe dikush tjetër. Nuk ka ndonjë gjë të madhe që të shkosh dhe të marrësh 100 persona në telefon. 100, 120 se thoni pastaj, jo se tha 100 fiks pastaj 120. Unë i mora dhe 98% e tyre u konfirmuan. Numrin e zonjës në fjalë nuk e kisha përshembull”, tha Shehaj.

Zjarr Tv Ad