“Vërini gishtin kokës! I keni bërë të gjitha hatatë ”, banorët e ‘5 Majit’ kundër prishjes së banesave: Këta janë bërë më keq se Enver Hoxha

0
72
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Banorët e ‘5 Majit’ janë mbledhur në një tjetër protestë ditën e sotme kundër vendimit të qeverisë për prishjen e banesave të tyre, në kuadër të projektit për ndërtimin e shtëpive për të prekurit nga tërmeti. Edhe më herët, banorët që preken nga projekti kanë deklaruar se nuk janë kundër zhvillimit, ama ata kërkojnë që të kompensohen për shtëpitë e tyre.

Një nga banorët foli me tone të ashpra kundër qeverisë, së cilës i kërkoi që t’i vëri gishtin kokës, pasi të prishësh një shtëpi sipas atij është barabartë me v*asjen e dy fëmijëve.

“Të dashur udhëheqësit e mi. Ne votojmë për ju dhe ju vini talleni me ne. Në emër të këtij populli i keni bërë të gjitha hatatë. Ju lutem shumë, pas 30 vitesh demokraci mos talleni më me këtë popull, sepse është ky popull që do ju shkulin ju. Vërini gishtin kokës. Të prishësh sot një shpi, më vjen keq kur e them, por është baraz me v*a dy fëmijë. Se kur v*iten dy fëmijë s’ke shpi ku me i qa. Vërini gishtin kokës, mos talleni me këtë popull fukarenj, që mezi sigurojnë bukën e gojës. Turp të keni me këtë që bëni”, tha ai.

Një tjetër banore e krahasoi Edi Ramën me Aleksandër Vuçiç, duke thënë me ironi se janë vëllezër binjakë.

“Sot në tv ishim duke dëgju Vuçiç. Ku tha se do marrim njerëz nga Arabia do i punësojmë. Pas Vuçiçit doli Edi Rama. Dy vëllezër binjakë, Vuçiçi dhe Edi Rama. Edhe ai tha do marrim njerëz...”, tha ajo.

Një tjetër banor deklaroi se ata nuk kërkojnë asgjë jashtë ligjit, duke shtuar se qeveria po vepron më keq se në kohën e Enver Hoxhës.

“I bëj thirrje Erion Velisë nxirri ato që i mban me rroga. Nxirri nëpër lagje të vijnë të na regjistrojnë. Nuk jena tu kërku asgje jashtë ligjit. Ai që ka letra cilësoja ke për të marrë këtë gjë. Ta dimë çfarë na takon. Mos të kujtojnë se jena shpellarë. Kena shpiat tona. Nuk i kena bo me d*ogë, por me djersë të ballit. Ma i keq se Enver Hoxha kush ka qenë? Këta janë t’u e bo ma zi se Enver Hoxha. Nuk jena tu kërku asgjë jashtë ligjit. Janë të gjithë banorë. Të vijnë të na gjejnë djemtë e hallave, tezeve. Nëse vijnë ata vijnë për me na mbështet ne”, deklaroi banori.

Zjarr Tv Ad