Veriu nën ‘pushtetin’ e flakëve

0
25

Dy vatra zjarri janë aktivizuar ditën e sotme në veri të vendit, ku një është në Dragobi të Kukësit dhe një në Vaun e Dejës në qarkun e Shkodrës. Dy vatra zjarri janë aktivizuar ditën e sotme në veri të vendit, ku një është në Dragobi të Kukësit dhe një në Vaun e Dejës në qarkun e Shkodrës. Zjarri në Dragoni të  Kukësit ka rënë në terren malor dhe mjaft të vështirë ku ndërhyrja e zjarrfikësve është e vështirë. Era po favorizon flakët duke i përhapur ato dhe djegur një sipërfaqe të konsiderueshme pyjore. Për shuarjen e zjarrit janë angazhuar banorë të zonës, punonjës të zjarrfikëses, në përpjekje për t’i vënë  flakët në kontroll. Gjithashtu një vatër zjarri është aktivizuar edhe në fshatin Kukel të bashkisë Vau i Dejës, ku janë djegur disa hektarë tokë. Mendohet se zjarri ka qenë i qëllimshëm, ndërsa po punohet nga zjarrfikëset që të shuhet dhe të mos rrezikohen banesat rreth vatrës së zjarrit. Më herët në qarkun e Shkodrës u dogj edhe një kullë 150 vjeçare në zonën e Thethit.  Kjo ishte kulla e dytë më e vjetër në lagjen Gjeçaj, një ndërtim karakteristik që tashmë është shkrumbuar.