Veriu “pushtohet” nga moti i keq/ Bllokohet nga rrëshqitja e dherave aksi nacional Qafë Mali-Fierzë, të pakalueshme rrugët Tamarë-Vukël dhe Vermosh

0
21
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në territorin e bashkisë Fushë-Arrëz vazhdojnë reshjet e shiut vijojnë pa ndërprerje që ditën e djeshme. Si pasojë e reshjeve të shumta janë dëmtuar rrugët auto rurale dhe nacionale, e konkretisht rruga nacionale auto Qafe Mali-Fierzë është e pa kalueshme për shkak të renies së dherave dhe rreshqitjes së aluvioneve.

Gjithashte të gjitha rrugët rurale në njësitë Fierzë, Blerim dhe Iballë janë të dëmtuara dhe thuajse të pakalueshme.

Gjithashtu në njësite administrative te Iballës dhe Fierzës kemi shkeputjen e energjisë elektrike.

Në Bashkinë Malësi e Madhe gjatë gjithë natës ka pas reshje shiu .Si rezultat i tyre ka pasur bllokim të rrugës Tamarë- Vukël si dhe në Vermosh, njësia Administrative Kelmend.

Zjarr Tv Ad