Ditën e djeshme familjarët e të të zhdukurve kanë kërkuar nga Bashkia e Korçës që të anulojnë pjesëmarrjen e Gorgan Bregoviçit në Festën e Birrës.
Lidhur me këtë ka reaguar e revoltuar këngëtarja Vesa Luma, duke shkruar se bashkia e Korçës dhe ata që kanë organizuar festën nuk meritojnë vëmendje.
Ajo shkruan me ironi: Ata aq dinë, ju ka ngel ora te Bregoviçi.
“Punonjësit e asaj Bashkie dhe “elita” shqiptaro-ballkanike që kanë organizuar këtë idiotësi, nuk e meritojnë as vëmendjen e juaj e as dhimbjen tuaj..Ata aq kanë parë në jetën e tyre e aq dijnë…ju ka mbet aty ora, te Bregoviqi. Duhet të mësohemi me faktin që duhet të jemi të fortë për veten tonë e të krenohemi me arritjet e mëdha nëpër botë falë punës, kulturës dhe talentit”, ka shkruar Vesa Luma.