Veseli reagon pas ftesave të Speciales: Do të dalim më të fortë nga kjo sfidë

0
24
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeparlamentari Kadri Veseli ka reaguar pas ftesave të fundit nga Gjykata Speciale, për kryeministrin e Kosovës Ramush Haradinaj, Jakup Krasniqin, Bislim Zyrapin e Sokol Bashoten.

Veseli është shprehur se lufta e popullit shqiptar për liri është ndër kapitujt më të ndritur të historisë bashkëkohore dhe askush nuk mund ta njollos

Ai është shprehur se kjo është goditje për bashkëluftëtarët e tij, për UÇK-në dhe luftën e Kosovës, duke u shprehur i sigurt se kjo sfidë do të kapërcehet.

Ky është postimi i tij i plotë:

Lufta e popullit shqiptar për të jetuar i lirë dhe i pavarur me dinjitet e krenari kombëtare në trojet e veta shekullore të Kosovës, është një ndër kapitujt më të ndritur të historisë sonë bashkohore dhe askush nuk do mund ta njollosi dot. Me keqardhje pranova sot lajmin e thirrjes nga gjykata speciale të ish-Zëdhënësit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, z. Jakup Krasniqi menjëherë pasi janë thirrur tashmë ish- shefi i Shtabit të UÇK-së, Bislim Zyrapi, ish- komandanti i Zonës Operative të Dukagjinit, Ramush Haradinaj dhe ish- anëtari i Shtabit të UÇK-së, Sokol Bashota. Kjo është një goditje për bashkëluftëtarët e mi, për UÇK-në dhe luftën tonë, por unë jam i sigurtë që do e kapërcejmë me kurajo dhe nder këtë sfidë së bashku dhe do dalim prej saj më të fortë se më parë. Unë jam i bindur se ata do të kthehen përsëri të pafajshëm e kryelartë sepse e drejta ka qenë dhe mbetet në anën tonë dhe ne kemi qenë në anën e duhur të historisë.

 

Zjarr Tv Ad