Vesli-Ismajli: Shqipëria mund të kualifikohet në Europian

0
27
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

 

Dy futbollistët e Kombëtares, Frederik Veseli dhe Ardian Ismajli, në konferencë për shtyp në vigjilje të ndeshjeve kualifikuese në “Euro 2020”, kundër Turqisë dhe Andorës, shprehen të bindur se Shqipëria e ka potencialin e duhur jo vetëm për të mposhtur Turqinë por dhe për tu kualifikuar në euorpian:

Frederik Vesli: “Harmonia është e mirë. Për ata lojtarë që nuk janë këtu ne nuk diskutojmë. Secili lojtarë ka mendimin e tij, por kushdo që vjen këtu nuk mendojmë pse ka ardhur ai apo ky. Duhet të përqëndrohemi më grupin tonë. Harmonia është shumë e mirë. E presim këtë ndeshje me shumë dëshirë. Është ndeshje e rëndësishme për ta filluar mirë. Këto gjërat e tjera i lëmë mënjanë. Do të mundohemi sa më mirë për të marrë 3 pikët. Do të përqëndrohemi ndeshje pas ndeshje, qëllimi është fitorja. Ndeshja e parë është e rëndësishme. Vij këtu dhe jam në dispozicion të trajnerit. Nëse vendos ai do të jem në fushë, nëse jo do të jem gati. Kisha dëshirë ta ndihmoj ekipin, por është trajneri ai që i merr vendimet. Ndihem më mirë në qendër të mbrojtjes. Ka mundësi edhe për në krahë. Jam në dispozicion të trajnerit, ku ta shikoj ai të arsyeshme. Nëse luaj qendërmbrojtës do të jap më të mirën. Turqia? Ka sulm të mirë të fortë, por jo diçka të jashtëzakonshme. Duhet ta respektojmë, por jo të kemi frikë. Edhe ne kemi sulm të mirë. Nuk janë Mesi ose Ronaldo. Duhet t’i studiojmë mirë për që mos t’i shprejnë kualitetet e tyre.”

Ardian Ismajli: “Gjatë gjithë karrierës time kam pasur shumë vuajtje. Janë bërë shumë padrejtësi ndaj meje. I jam lutur Zotit të vijë kjo ditë. Jam i lumtur që jam këtu. Besoj që do e shpërblej besimin në të ardhmen. Kemi shumë shanse të kualifikohemi. Franca është ekip i mirë. Kemi mundësi të mëdha të dalim të dytët. Formacioni? Deri në ditën e ndeshjes nuk dimë asgjë. Ekipet janë të përziera, nuk e di askush kush do luajë. Ne jemi gjithmonë të gatshëm.Kemi edhe 2 ditë kohë të stërvitemi. Kush do luajë të tregojë më të mirën. Unë besoj se Turqia nuk është gjë në mbrojte. Mesfushën dhe sulmin e kanë të mirë, por s’duhet të kemi frikë. Besoj se do fitojmë. Nuk është Turqia siç ka qenë më parë. Besoj se do ja dalim. Unë kam 2 ndeshje që jam këtu. Kam luajtur me Mavrajn dhe Gjimshitin, për mua janë të gjithë njësoj. Nuk ka asnjë dallim.”

Zjarr Tv Ad